Ndahet nga jeta në një moshë të re nipi i legjendës së muzikës

schedule10:15 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:15 - 28 Dhjetor, 2022

Nipi i legjendës së reggae Bob Marley dhe djali i Stephen Marley, Joseph është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare.

I riu ndoqi gjurmët e babait dhe gjyshit të tij dhe filloi të këndojë. Menaxheri i tij konfirmoi vdekjen e tij për Rolling Stone.

Xhamajkani thuhet se vdiq nga një sulm astme, njoftoi stacioni radiofonik WZPP në Florida të Jugut. Edhe pse nuk është sqaruar se çfarë ka ndodhur saktësisht, artisti është gjetur i pajetë në një automjet. Përveç familjes Marley, 31-vjeçari ka lënë pas gruan dhe vajzën e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jo Mersa (@jomersamarley)

Në një intervistë të mëparshme ai kishte folur për hapat e tij të parë në muzikë. Siç kishte thënë ai, për të që të ndiqte rrugën e babait dhe gjyshit ishte një sfidë.

Ai filloi karrieren në vitin 2014, kur babai i tij e bëri të shkruante këngët e tij të para. “Babai im krijoi një trashëgimi të tërë për të bërë këngë domethënëse. Është diçka me të cilën duhet të jetoj edhe unë”, tha ai në një intervistë.

“Jam me fat gjithashtu që jam një Marley. Jam shumë mirënjohës që kam lindur aty ku kam lindur dhe jam aty ku ka vendosur Zoti. Unë jam shumë mirënjohës për këtë dhe krenar” , tha ai.

/abcnews.al