Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në afërsi të kryqëzimit Gramëz në Krujë. Një 48-vjeçar duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet tjetër dhe për pasojë është lënduar vetë dhe pasagjerja 25-vjeçare.
Policia njoftoi këtë të premte se e reja ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Gjithashtu uniformat blu po punojnë për identifikimin e mjetit tjetër të përfshirë në aksident dhe kapjen e drejtuesit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes./abcnews.al