Nga Dibra zv.kryeministrja Belinda Balluku ka premtuar më shumë mbështetje financiare për fermerët. Ndërsa ministrja e bujqësisë tha se rritja e çmimeve ka detyruar qeverinë që të rrisë fondet për sektorin e bujqësisë.
2 mijë fermerë janë mbështetur me fonde për bujqësinë . Nga Dibra zv.kryeministrja Belinda Balluku pranoi se ka ende shumë për të bërë ndërsa ka premtuar më shumë mbështetje financiare .
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca tha se qeveria ka shtuar fondet e skemës kombëtare për prodhimin vendas e ndikuar nga niveli inflacionit.
Kreu i Agjencisë Shqiptare të Kadastrës Artan Lame deklaroi se tashmë në fokus është regjistrimi i tokave bujqësore.
Fermerët e Dibrës kërkuan rishikim të skemave mbështetëse duke marrë parasysh sipërfaqet e vogla të tokës së punueshme në Dibër si dhe numrin e kufizuar të krerëve të bagëtive.