Shkon në 8 numri i viktimave në Kherson, Zelensky poston imazhe të sulmit vdekjeprurës në Kherson

schedule13:52 - 24 Dhjetor, 2022

schedule 13:52 - 24 Dhjetor, 2022

Presidenti i Ukrainës ka shpërndarë imazhe të sulmit të sotëm në qytetin Kherson, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe 20 mbetën të plagosur.

“Rusia vazhdon të bombardojë popullsinë civile. Në mëngjes, të shtunën, në prag të Krishtlindjeve, në pjesën qendrore të qytetit, forcat ruse bombarduan objektivat civile.

“Këto nuk janë objekte ushtarake. Kjo nuk është një luftë sipas rregullave të përcaktuara. Është terror, është vrasje për hir të frikës dhe kënaqësisë.

“Bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqe po luftojmë”, tha Zelensky.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!