“Dua t’i falënderoj të gjithë për dashurinë, mesazhet dhe lutjet që marrim për babanë tonë. Këtë e them në emrin tim dhe të gjithë familjes. Me siguri i referojmë gjithçka atij, Reit dhe idhullit tonë maksimal”.
Kështu, në konferencën për shtyp, djali i Peles, Edinho, ish-portier i Santos dhe Sao Caetano, i cili tashmë është trajner dhe drejton Londrina, një ekip brazilian i Serisë B, ka folur për legjendën e Brazilit.
“Dy motrat e mia më të mëdha janë atje me të 24 orë në ditë dhe kjo më ngushëllon. Unë dhe vëllezërit e mi, të cilët jemi aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disi arrijmë të jem pranë tij. Do të doja të isha prezent, por tani kam një detyrë për të përfunduar këtu. Në fund të fundit, unë nuk jam mjek dhe atje (në spital) nuk mund të bëja shumë.
Dhe më pas, sa më shumë të bëj mirë këtu në Londrina, aq më shumë suksese marr dhe aq më i lumtur e bëj atë. Por ndonjëherë unë marr momente për të reflektuar dhe për t’u lutur. Disa momente janë të vështira”, është shprehur djali i Pele, i cili në të kaluarën ka pasur probleme me ligjin për shkak të akuzave për trafik droge dhe pastrim parash./ h.ll/abcnews.al