Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken tha se ai kishte diskutuar një propozim paqeje në Ukrainë me partnerët e G7, të cilin ai e quajti “një fillim i mirë”.
I pyetur në një konferencë për shtyp nëse Shtëpia e Bardhë kishte rishikuar propozimin e paqes ukrainase të propozuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Uashington, Blinken tha se ishte një nga çështjet që ai diskutoi së fundmi me anëtarët e G7.
“Nuk dua t’i jap një afat por mund t’ju them se po vlerësojmë atë që ka propozuar presidenti ukrainas. Unë sapo fola në telefon me partnerët tanë të G7 dhe kjo është një nga gjërat për të cilat folëm,” tha Sekretari i Shtetit, duke shtuar se “unë mendoj se vendet në të gjithë botën po shohin, edhe një herë, se ukrainasit duan paqe.
Askush nuk dëshiron paqe më shumë se presidenti Zelensky dhe populli ukrainas. Janë ata që vuajnë nga agresioni. Por duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme”, theksoi ai.
/abcnews.al