Vizita e kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotaqis, në jug të Shqipërisë ishte tema e diskutimit në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.
I ftuar në studio për të komentuar këtë vizitë ishte analisti Mentor Nazarko, i cili e cilësoi më shumë si vizitë elektorale.
Sipas Nazarkos pavarësisht se minoriteti grek në Shqipëri ka marrë vazhdimisht suport financiar nga shteti amë, mbështetja ndaj Mitsotaqis u duk e varfër, për shkak se edhe ata e vuajnë largimin në masë.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Si e komentoni këtë vizitë në Shqipëri?
Nazarko: Vizita ishte më tepër elektorale. Rama i dha një dorë, për të dhënë një shenjë ekuilibri, që i nuk privilegjon Turqinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por ka dhe një marrëdhënie të mirë dhe me Mitsotaqis. Vizita e Mitsotaqis ishte e varfër, sa i përket elektoratit. Popullsia minoritare pavarësisht stimujve financiarë që kanë marrë nga populli amë, edhe kjo popullsi vuan largimin.
/Abcnews.al/

