Volodymyr Zelensky u prit me duartrokitje të ngrohta në Kapitol, ku mbajti një fjalim në një seancë speciale të Kongresit. Presidenti ukrainas u mirëprit fillimisht nga presidentja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Presidenti ukrainas u përpoq të bindë deputetët dhe senatorët që të vazhdojnë të financojnë Ukrainën për të vazhduar luftën kundër pushtuesve rusë. Ukraina “po reziston dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, tha ai gjatë fjalimit të tij në Kongres.
Zelensky i dorëzoi Kongresit një flamur ukrainas nga Bakhmut, një nga frontet ku po zhvillohen luftimet më të ashpra. Ai tha se ia dhanë heronjtë ukrainas, kur ishte në front një ditë më parë.
“Kur isha në Bakhmut ditën e djeshme, heronjtë tanë më dhanë flamurin, flamurin e tyre, flamurin e atyre që po mbrojnë Ukrainën, Europën dhe botën me jetën e tyre,” tha ai përpara se t’i dorëzonte simbolin kombëtar ukrainas me nënshkrimet e ushtarëve.
Sigurisht ato ia kthyen gjestin mirënjohës, duke i dhënë Zelenskyt flamurin amerikan që ishte ngritur dje në krye të Kapitolit, me rastin e vizitës së tij në Uashington.
Slava Ukraini! pic.twitter.com/qFrO25ZocH
— Nancy Pelosi (@SpeakerPelosi) December 22, 2022
Zelenskiy u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Joe Biden. Është udhëtimi i tij i parë i njohur jashtë Ukrainës që nga pushtimi i Rusisë në fund të shkurtit.
/abcnews.al