“Deti” në Hagë, nesër Mitsotakis në Shqipëri, Dervishi: Greqia nuk i njeh kufijtë tonë as tokësorë, e as detarë

schedule13:16 - 21 Dhjetor, 2022

schedule 13:16 - 21 Dhjetor, 2022

Vizita e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë ka sjellë në dritë çështjen e detit midis dy vendeve.

Ndërkohë nesër në Shqipëri vjen kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili pritet të zhvillojë takime me minoritetet greke në jug të Shqipërisë. Në lidhje me këtë, autori i emisionit “Abc Story”, Ferdinand Dervishi tha në ABC Live se vizitat e zyrtarëve grek në Shqipëri kanë në thelb çështjen e detit.

Por sipas Dervishit Shqipëria penalizohet në Hagë për shkak të Gjeografisë.

Dervishi tha se qeveria shqiptare është e vetëdijshme se nëse çon çështjen e detit në Hagë, Shqipëria do të dalë keq, ndërsa tha se shfuqizimi i ligjit për gjiret e mbyllura është në disfavor për Shqipërinë.

“Greqia nuk i njeh kufijtë tonë as tokësorë as detar”, tha Dervishi.

Kujtojmë se ndarja e hapësirave detare u rikthye si prioritet në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinjë në korrik të vitit 2020 kur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha në Parlament se qeveria e tij “synon të zgjerojë hapësirat detare të Greqisë edhe në Detin Jon deri në 12 milje, bazuar në konventat ndërkombëtare” duke pasur parasysh marrëveshjet e arritura këtë vit për kufijtë detarë me Italinë dhe Egjyptin./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!