Kremlini thotë se vendet perëndimore “përkeqësojnë konfliktin” ndërsa Zelensky është nisur për në Uashington.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se Moska nuk sheh asnjë mundësi për bisedime paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës dhe se vendet perëndimore që dërgojnë armë të reja në Kiev po përkeqësojnë konfliktin.
Kur u pyet nga gazetarët për reagimin rus ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vizitoi Uashingtonin, Peskov tha se furnizimi i Ukrainës me armë do të përkeqësojë edhe më shumë konfliktin dhe nuk do të jetë diçka pozitive për Ukrainëm.
Zelensky do të takohet me presidentin amerikan Joe Biden, i cili do të njoftojë paketën e radhës prej 2 miliardë dollarësh për sigurinë në Ukrainë, duke përfshirë një sistem të ri të sofistikuar të mbrojtjes ajrore.
Kur u pyet nëse pozicioni i Kievit për procesin e negociatave do të ndryshojë pas udhëtimit të Zelensky në SHBA, Peskov tha: “Nukmendoj se do të ndodhë.” Vizita e papritur e Zelenskyt në Uashington është udhëtimi i tij i parë jashtë atdheut të tij që kur u pushtua 300 ditë më parë.
Ai dhe Biden do të mbajnë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë përpara se Zelensky t’u drejtohet anëtarëve të Kongresit në Kapitol Hill.
/abcnews.al