Ditët e fundit të dhjetorit priren t’i kushtohen sukseve që kemi arritur gjatë gjith vitit, kalimit të pushimeve me miqtë dhe reflektimit për 12 muajt e fundit. Por pothuajse një javë përpara se të mirëpresim vitin e ri, një hënë e re realiste dhe largpamëse na nxit të shohim anën ambicioze të jetës.
Ajo është ditën e premte, më 23 dhjetor, në shenjën e Bricjapit, i sunduar nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit. Me pak fjalë, na thërret të organizohemi dhe të punojmë shumë.
Më poshtë kemi renditur shenjat që kjo hënë e re do të ndikojë:
Demi
Kjo Hënë e Re dinamike ju frymëzon të gërmoni më thellë në qëllimet tuaja të udhëtimit të ëndrrave. Ju do të jeni të hapur ndaj përvojave dhe ideve të reja që mund të çojnë përpara karrierën tuaj ose të ndryshojnë perspektivën që keni pasur kohët e fundit për atë që ju shqetëson. Kjo Hënë është mundësia më e mirë për të bërë një bilanc, për të ëndërruar, dhe të bëni planet tuaja për vitin e ardhshëm.
Virgjëresha
Kjo Hënë ju motivon të zhyteni në përpjekjet tuaja, të keni sukses. Së bashku me mbështetjen e një kolegu, ëndrrat tuaja janë më afër realizimit të tyre. Mos harroni se kërkimi i përsosmërisë është gjithmonë i lodhshëm dhe shpesh i paefektshëm, përfitoni nga energjia e Hënës së Re për të krijuar dhe shijuar, pa u shqetësuar vazhdimisht për rezultatet.
Akrepi
Kjo Hënë ka të bëjë me mendimet tuaja më të thella dhe analizimin e asaj që ka ndodhur. Ju fton t’i shihni gjërat nga një këndvështrim më logjik dhe jo aq nga një këndvështrim emocional. Do të merrni një shije të vogël të asaj që 2023 rezervon këto ditë. Pra, lini të kaluarën pas dhe shikoni përpara.
Bricjapi
Hëna e Re ndodh në shenjën tuaj dhe përkon me fillimin e sezonit tuaj të lindjes. Çfarë më mirë se të përfitoni nga kjo periudhë për fillime të reja, njohje dhe momente të mira? Këto Krishtlindje do të jenë të preferuarat tuaja pasi fati është në anën tuaj.
Peshku
Kjo Hënë e Re është veçanërisht mbështetëse për ju. Ndërsa kaloni në vitin e ri, mos harroni të mbështeteni dhe të mbështesni të dashurit tuaj. Hëna e re do bëjë të ndjeni nevojën për të ndryshuar gjërat dhe për t’iu qasur një problemi në një mënyrë të re. Kjo Hënë e Re ka kombinimin e duhur për t’ju ndihmuar të organizoni mendimet tuaja. /abcnews.al