Tottenham Hotspur po kërkon pasardhës të mundshëm të Hugo Lloris si portier.
Portieri francez, i cili së fundmi u bë finalist i Kupës së Botës dhe rekordmen i ekipit kombëtar në numrin e ndeshjeve të luajtura, ende konsiderohet “numri i parë” në skuadrën e Antonio Conte, por mosha e tij, 35 vjeç bën drejtuesit e Spurs të mendojnë për gjetjen e një pasuesi të denjë. Objektivi kryesor i Tottenhamit është Jordan Pickford i Evertonit, sipas TMW.
Portieri 28-vjeçar i Anglisë ka një kontratë deri në vitin 2024. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 28 milionë euro. /G.D abcnews.al/