Teksa fillimi i merkatos së janarit është vetëm 2 javë larg, teknikët dhe bordet drejtuese të ekipeve kanë filluar strategjitë e tyre, për të siguruar lojtarët e nevojshëm.
Mirëpo, trajneri i Barcelonës, Xavi në një deklaratë për mediat zyrtare të klubit “katalanas”, foli për pritshmëritë e tij për merkaton e dimrit, teksa tha se nuk pretendon të afrojë ndonjë lojtar të ri, të paktën në këtë hapësirë transferimesh.
“I thashë Mateu Alemany të mos punojë shumë. Jam shumë i lumtur me ekipin, ne kemi krijuar një familje. Sepse për lojën e drejtë financiare, as nuk e di nëse do të mund të regjistronim lojtarë të rinj, por gjithsesi jam shumë i kënaqur me atë që kam”,- është shprehur Xavi, në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al