Menaxheri i lojtarëve të NBA-së mbushi 41 vjeç dhe këngëtarja i dedikoi “Happy Birthday”, pak para se të bënte një rrëfim publik.
Pasi ndërpreu shkurtimisht performancën e saj, ajo iu drejtua turmës dhe tha: ” Është ditëlindja e të dashurit tim sot. Dhe unë e dua atë më shumë se vetë jetën, ndaj mund t’i urojmë ditëlindjen?” Emri i tij është Rich. Jam e fiksuar pas tij”
@Adele singing Happy Birthday to @RichPaul4 @AdeleAccess @AdeleResidency #daydreamer #Adele #WeekendsWithAdele pic.twitter.com/CIRulY2U64
— shannonguestphotography (@sguestphotos) December 17, 2022
?Rich Paul was in attendance during Adele @Adele‘s show last night! His friends also sang Happy Birthday to him while Adele @Adele & the audience doing so as well! ?#WeekendsWithAdele pic.twitter.com/AzFifFVAq0
— Adelettes (@Adelettes2) December 17, 2022
Tetorin e kaluar Adele u fotografua për kopertinën e Elle dhe tha se është gati të martohet me partnerin dhe të bëhet shtëpiake, ndërkohë që dëshiron të ketë shumë fëmijë.
“Nuk kam qenë kurrë kaq e dashuruar! Unë jam e fiksuar pas tij. Unë patjetër dua shumë fëmijë. Jam shtëpiake dhe me muzikën më ndihmon jeta e qëndrueshme. Por tani për tani, gjithçka që mund të mendoj është Las Vegas. Dua t’ia dal”, deklaroi fillimisht ylli dhe më pas iu përgjigj thashethemeve se tashmë ishte e fejuar.
“Nuk jam e martuar, thjesht jam e dashuruar. Jam e lumtur si kurrë më parë. Mund të jem edhe e martuar”. Duke iu referuar unazës mahnitëse që mbante ajo që ndezi thashethemet për fejesë, Adele u përgjigj, “Nuk jam e fejuar, më pëlqejnë vetëm bizhuteritë luksoze”.

Sa i përket romancës së “Mbretëreshës së skenës muzikore britanike” me menaxherin e sportistëve më të mëdhenj të NBA-së, që prej paraqitjes së tyre të parë së bashku në korrik në ndeshjen e Milwaukee Bucks kundër Phoenix Suns, përflitet se Paul nuk është partneri më i përshtatshëm për të, pasi nuk qëndron gjatë në një lidhje, e cila sigurisht nuk do t’i bënte mirë këngëtares, pas martesës së dhimbshme me biznesmenin Simon Konecki, baba i djalit të saj 9-vjeçar, Angelo.
Këngëtarja, pas anulimit të shfaqjeve të saj, madje ka fluturuar me avion privat në shtëpinë e menaxherit sportiv, por mediat e huaja raportuan se marrëdhënia e tyre nuk po shkonte mirë.
Një burim i afërt me çiftin tha për Page Six, “Ata patën shumë zënka gjatë gjithë kësaj kohe, kur ajo po bënte prova, ajo nuk mundi ta mbante veten dhe anuloi koncertet. Ai e dinte se nuk do të shkonte mirë. Adele është shumë emocionuese dhe e ndjeshme, ai është djaloshi klasik i NBA-së që papritmas vendosi se donte të kthehej në rrugën e duhur. Ata janë shumë të ndryshëm.’’
Sido që të jetë, deklaratat e fundit të Adelës tregojnë se ajo nuk ka ndërmend të ndahet me Paulin dhe ka mundësi që në muajt në vijim çifti të ngjitet në shkallët e kishës. /abcnews.al

