Qeveria dhe Alibeaj shtrëngojnë sërish duart, ndryshojnë së bashku Kodin Rrugor

schedule15:42 - 20 Dhjetor, 2022

schedule 15:42 - 20 Dhjetor, 2022

Kodi Rrugor bashkon maxhorancën dhe opozitën në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese. Opozita në këtë komision pranoi propozimet e bëra kohë më parë nga Taulant Balla, ndërkohë maxhoranca pranoi disa propozime nga grupi i PD-së.

Një prej tyre prek patrullat e policisë në akse kombëtare dhe në rrugët urbane. Nuk do të ketë më ndalime në rrugë, pa arsye. Prania e radarëve në akse, duhet të jetë e parlamëruar, ishte një tjetër pikë e ndryshime në Kodin Rrugor. Demokratët kërkuan ndryhsime dhe tek koha e pagesës së gjobave.

Gjithashtu dhe më shumë rrugë për parkime pa pagesë, që u pranuan nga maxhoranca. Dy palët u dakordësuan në parim për ti maratuar ndryshimet në rëtësi, në një moment të dytë, pasi amendimet të diskutohen dhe në komisiionin e ligjeve. Kodi ndryshon me minimumin 84 vota.

/abcnews.al