Prej më shumë se 12 sezonesh, protieri David de Gea “ruan” portën e Manchester United, ku patur dhe ulje-ngritjet e tij.
Mirëpo, me kontratën në prag skadimi, në fund të qershorit 2023, “djajtë e kuq” duket se nuk kanë synim rinovimin e kontratës të 32-vjeçarit, spanjoll.
Siç raportojnë mediat portugeze, klubi anglez ka si objektiv, portierin e Portos dhe Portugalisë, Diogo Costan, i cili ka shfaqur një formë fantastike si në kampionat e Champions, por edhe në Kupën e Botës, me “luzitanët”.
Megjithatë, problem për “ishullorët” mund të jetë çmimi, pasi lojtari ka një klauzolë prej 75 milionë eurosh. /i.m /abcnews.al