Mungon vetëm zyrtarizimi, por sipas asaj që raporton “Marca”, Isco po ndërpret kontratën me Sevillan.
Ka të ngjarë, sipas spanjollëve, që ai të mund të transferohet në Angli, ku do ta priste Wolverhampton i Julen Lopeteguit, trajneri që e dontë që nga koha në Sevilla, por që u shkarkua më pas.
Këtë sezon, Isco ka luajtur në total 19 ndeshje, ku ka shënuar vetëm një gol dhe ka asistuar tre herë./ h.ll/abcnews.al