Lionel Messi arriti të fitonte më në fund, trofeun më të rëndësishëm të karrierës së tij, Kupën e Botës.
Ndër mesazhet uruese për “pleshtin”, nuk kishte si të mungonte dhe një urim nga Presidenti i Barcelnë, Joan Laporta.
Në fjalën e tij, Laporta tha me bindje të plotë se Messi e meritonte këtë fitore dhe se tashmë është vënë drejtësia “historike”.
“Messi e meritonte. Ky është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Drejtësia historike është vënë. Do të ishim të lumtur nëse Kunde dhe Dembele do të fitonin, por mendoj se karriera e Messit duhej të ishte kurorëzuar me një fitore në Kupën e Botës. Ai donte shumë ta fitonte këtë trofe. Të gjithë ne njerëzit që e duam Leon e donim këtë për të. Jemi mirënjohës për atë që na ka dhënë”,-tha në fjalën e tij, Presidenti i Barcelonës. /i.m /abcnews.al