Deputetja e PS-së Mirela Kumbaro zgjedhjet e 30 Qershorit i konsideron fitore të ligjit mbi politikën.
“Ne nuk kemi bërtitur për fitore të zgjedhje sepse fitoja është e një lloji tjetër e ligjit mbi politikë. Fitorja jonë nuk ishte përballë njw kundërshtari por ishte fitorja përballë ligjit dhe Kushtetutës. Do kishim qenë shumë më të lumtur nëse do të kishim një garë te vërtetë. Ky është një rezultat jo i kërkuar nga ne. Nuk është rezultati që ne kërkonim dhe nuk ishte qëllimi ynë. Kjo situatë erdhi sepse kështu deshi opozita. Na ka futur në një situatë pa kokë dhe pa këmbë. Ajo që vjen është pasojë për të cilën ne kemi gjithë kapacitetin për ta përballur”, tha Kumbaro në emisionin “Byro Politike”./abcnews.al