Mbrojtësi i Marokut, Hakimi ishte i tërbuar pas humbjes së skuadrës së tij në Kupën e Botës ndaj Kroacisë dhe shfryu zhgënjimet e tij mbi presidentin e FIFA-s.
Kroacia mundi Marokun për vendin e tretë në Kupën e Botës, ku “Atlas Lions” apeluan pa sukses për një penallti për prekje me dorë kur goditja me kokë e En-Nesyri preku Bruno Petkoviç dhe kur Hakimi u rrëzua nga dueli me sulmuesin kroat.
Maroku gjithashtu mendoi se duhej të kishte fituar një goditje nga e bardhë herën e fundit kundër Francës kur Sofyan Boufal u ndal nga Konate.
Vendimet nuk i kanë shkuar mirë Hakimit, i cili iu afrua presidentit të FIFA-s pas ndeshjes në tunel për të shprehur zhgënjimet e tij. Nuk dihet se çfarë është thënë saktësisht, por Hakimi mësohet se ka ngritur shqetësime për standardin e arbitrimit në Botëror. Sipas dëshmitarëve të shumtë, FIFA po punon për të mos lejuar që pamjet të bëhen publike.
Gazetari i “SVT Sports”, Johan Kucukaslan shpjegoi : “Ata donin që ne t’i fshinim imazhet. Është e qartë se këto janë skena të turpshme për ta, dhe është pak naive prej tyre të mendojnë se një duzinë gazetarë nuk duhet të raportojnë për këtë, kur ne jemi dëshmitarë se po ndodh”.
Prezantuesi televiziv Tom Egbers shtoi nëpërmjet “NOS”: “Ai qëndroi përballë Infantinos, më pak se pesë centimetra. Me një zë të ngritur, ai i tha Infantinos për arbitrin. Ishte e dhimbshme.”
Infantino e nisi Kupën e Botës me një fjalim të çuditshëm që ngriti shumë vetulla. Shefi i FIFA-s u përshëndet gjithashtu nga mbështetësit kur imazhi i tij u shfaq në ekranin e madh në ndeshjet gjatë gjithë Kupës së Botës. Pavarësisht kësaj, Hakimi është penduar për shpërthimin e tij dhe i ka kërkuar falje presidentit të FIFA-s në intervistën e tij pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al