Katari kërcënon të hakmerret ndaj masave të marra nga Europa pas skandalit të korrupsionit

schedule10:31 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 10:31 - 19 Dhjetor, 2022

Katari ka shprehur zemërimin për bllokadën e vendosur nga Parlamenti Europian ndaj përfaqësuesve të vendit, ndërkohë që hetimi i Qatargate vazhdon, sipas burimeve diplomatike.

Nga ana tjetër Doha paralajmëroi për ndikimin negativ për masat e marra nga BE në lidhje me skandalin e Qatargate, madje ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet globale të gazit.

Siç raportojnë mediat franceze, nisja e një hetimi ndaj Eva Kailit, e cila dyshohet se është financuar nga Katari për të mbrojtur interesat e vendit të Gjirit, ka tronditur institucionin.

Të enjten e kaluar, eurodeputetët votuan njëzëri për pezullimin e kredencialeve të përfaqësuesve të Katarit.  Vendimi i takon Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Doha, e cila  ka hedhur poshtë akuzat kundër saj, shprehu keqardhje për “gjykimet e bazuara në informacione të pasakta”.

Katari gjithashtu denoncoi mungesën e bashkëpunimit nga qeveria belge, të cilën e përshkroi si një partner të ngushtë dhe një furnizues të rëndësishëm të gazit natyror të lëngshëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!