U dëmtua nga tërmeti, nis shembja e pallatit në rrugën “Myslym Keta”

schedule09:44 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 09:44 - 19 Dhjetor, 2022

Ka nisur shembja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti në rrugën Myslym Keta në Tiranë.  Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur rrethimin e perimetrit për të vijuar më pas me shembjen. Ekspertët kanë dalë në përfundimin se pallati, i dëmtuar nga tërmeti, është i pabanueshëm.

Një ekspertizë e thelluar nxori në pah se nuk sugjerohet riparimi i këtij objekti pasi dhe kostot do të ishin më të larta se ndërtimi nga e para./abcnews.al