Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

7 të shtëna në 4 sekonda, si ndodhi vrasja e dy shqiptarëve në Greqi para njerëzve në lokal, kush ishte objektivi

schedule07:56 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 07:56 - 19 Dhjetor, 2022

Dy të vdekur me origjinë shqiptare, 41 dhe 44 vjeç dhe një grua e plagosur është bilanci tragjik nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në një lokal në sheshin Nea Smyrni në Athinë. 31 vjeçarja që mbeti e plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE: VIDEO/ Plot me klientë, momenti kur autori i maskuar qëllon ndaj shqiptarit në lokalin në Athinë

Ngjarja ka ndodhur pak para orës 22:00, kur autori i maskuar hapi zjarr ndaj dy klientëve me origjinë shqiptare, ku ndodheshin jo pak persona, që sipas dëshmitarëve okularë vlerësohet të jetë më shumë se 100-150 persona rreth vendit të vrasjes – duke shkaktuar në panik.



Ligji i natës “foli” në Nea Smyrni

LEXO EDHE: Vrau dy shqiptarët në mes të kafenesë, autori mbante maskë kirurgjikale dhe kapuç, ngjarja për larje hesapesh

Nga videoja që kanë publikuar mediat greke, autori mban një maskë dhe një kapuç në kokë për të fshehur tiparet e tij. I pa shqetësuar nga klientët e tjerë aty, ai hyn brenda lokalit dhe hap zjarr ndaj shqiptarëve dhe më pas arrin që të largohet në këmbë.

Autoritetet vlerësojnë se objektivi kryesor ka qenë 41-vjeçari i vrarë në vend. Të dy viktimat janë të njohur për autoritetet greke. 41-vjeçari është me precedentë penalë për drogë, armë dhe grabitje. Ndërsa sa i përket shqiptarit tjetër, mediat shkruajnë se ai kishte angazhuar autoritetet për rastet e drogës.

Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë një profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!