Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në një lokal në Athinë, vritet shqiptari

schedule21:50 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 21:50 - 18 Dhjetor, 2022

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Athinë, Greqi, kur një person hapi zjarr jashtë një kafeneje në sheshin e frekuentuar të Nea Smyrni, duke vrarë një burrë dhe plagosur dy të tjerë.

Sipas mediave greke, personi që ka humbur jetën është me origjinë shqiptare. Autoritetet flasin për larje hesapesh. Pas të shtënave zona është rrethuar nga forcat e policisë dhe një ambulancë që ka marrë dy të plagosurit dhe të ndjerin që ishte pronari i kafenesë.



Sipas informacioneve, viktima ka qenë jashtë kafenesë kur autori, gjithashtu me origjinë shqiptare, ka kaluar aty dhe e ka qëlluar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!