Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëshqitje masive dheu dhe gurësh, bllokohet aksi Kukës-Shishtavec

schedule18:21 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 18:21 - 18 Dhjetor, 2022

Një masiv gurësh dhe dheu kanë bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Më shumë se 250 metër kub gurë dhe intertesh kanë rënë në afërsi të Urës së Shtrezës. Mjetet e kompanisë sipërmarrëse po punojnë për largimin e tyre ndërsa dhjetëra automjete në dy anët e segmentit pritën në radhë për të kaluar.

Bëhet me dije njëra korsi është hapur dhe ka nisur lëvizja e mjeteve. Një ditë më parë, rruga u bllokua për disa orë nga një masiv shkëmbor. Ky segment rrugor mbetet me rrezikshmëri të lartë për shkak të shkarjeve masive nga skarpatat e paqëndrueshme anësore dhe veçanërisht, aksi në ditë me reshje.

Hapja e plotë e rrugës është bërë e mundur pas dy orësh pune të mjeteve të rënda.



/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!