Sipas INSTAT në Shqipëri grupmosha mbi 55 vjeç është më aktivja në tregun e punës. Ekspertët analizojnë këtë panoramë dhe sjellin arsyet se përse të rinjtë nuk janë forca kryesore e punës, si në vendet e rajonit.
Mosha e pjekur është më aktivja në tregun e punës në Shqipëri. Sipas INSTAT grup-moshat nga 55 deri në 64 vjeç janë pjesë aktive e forcës punëtore në vendin tonë. Sociologët identifikojnë në këtë panoramë dy faktorë: emigracionin e të rinjve dhe mungesën e përvojës së atyre që janë në Shqipëri.
Edhe ekspertët e ekonomisë rendisin disa nga arsyet se pse grupmosha mbi 55 vjeç është pjesë aktive e tregut të punës.
Sipas një raporti të Eurostat, në 2017 Shqipëria kishte përqindjen më të lartë në rajon të punësimit të moshave nga 55-64 vjeç. Kjo përqindje e punësimit në këtë grup-moshë në vendin tonë është mbi 55%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit është më e ulët. Kështu në Serbi janë të punësuar 45%, në Malin e Zi 43%, në Maqedoni 40%, në Kosovë 31% dhe në Bosnje, 30%./ABC News Albania 24/7