Studentja ekselente e inxhinierisë bërthamore zgjidhet Miss America: Dua të ndikojë në brezat e ardhshëm

schedule12:30 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 12:30 - 18 Dhjetor, 2022

Fituesja e titullit të Miss America 2023 është një 20-vjeçare e shkëlqyer me mësime. Grace Stanke thyen stereotipet e bukurisë dhe inteligjencës, dhe planifikon që një ditë të parandalojë SHBA-në të bëhet e varur nga qymyri si studente e inxhinierisë bërthamore.

Stanke, e cila përfaqësonte shtetin e Wisconsin, duket se ajo nuk e ka pritur fitoren e saj.

“Unë gjej gëzim në gjërat e vogla dhe kur kuptoj diçka kaq të vogël që e bën diçka të madhe sa një termocentral bërthamor të funksionojë, thjesht më mbush me jetë. Për gruan e re, vajzën e vogël, gjimnazisten që dëshiron të bëhet inxhiniere, por po lufton për çfarëdo arsye: mos harroni se jeni pioniere në këtë fushë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss America (@missamerica)

20-vjeçarja, përtej nderit të saj, duket e gatshme të sakrifikojë gjithçka për të ndryshuar kursin e inxhinierisë bërthamore: “Amerika duhet të bëhet një burim energjie me karbon zero. Unë mbështes energjinë bërthamore dhe përmirësimin e komunikimit në lidhje me shkencën bërthamore me publikun e gjerë dhe inxhinierët bërthamorë, në mënyrë që të kapërcejë hendekun e të panjohurës midis dy grupeve”.

E pyetur në rrjetet sociale se çfarë dëshiron të jetë “trashëgimia” e saj, ajo tha:

“Përgjigja më e mirë që kam është një analogji bërthamore. Unë dua të jem neutroni i hedhur në uranium për të filluar procesin e ndarjes në një termocentral. Unë dua të jem personi që frymëzon tre personat e ardhshëm për të vazhduar dhe për të marrë vendime të forta. Unë dua të jem personi që e shkakton atë ndryshim tek njerëzit dhe ndikon në brezat e ardhshëm”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Miss America (@missamerica)

Miss Neë York Taryn Delanie Smith u kurorëzua nënkampionia e parë, ndërsa Miss Texas Averie Bishop u emërua nënkampioneja e dytë në ceremoninë e mbajtur në Mohegan Sun Arena në Connecticut.

Stanke si Miss Amerika do të udhëtojë nëpër SHBA për vitin e ardhshëm për të promovuar qëllimet e Organizatës dhe me fitoren e saj ajo synon të frymëzojë gratë e tjera për të ndjekur ëndrrat e tyre pavarësisht vështirësive të dukshme.

Konkursi Miss America filloi në vitin 1921 si një konkurs me rroba banje. Por me kalimin e viteve ai evoluoi dhe në 1945 filloi t’i jepte fituesit bursa universitare në vend të një çmimi në para. Në vitin 2018, organizatorët njoftuan se pjesëmarrësit nuk do të gjykohen më për rrobat e banjës dhe fustanet e mbrëmjes, as për bukurinë e tyre./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taylor Kinzler (@taylornbcct)