Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama paralajmëron autonomi spitalore: Mjekët dhe infermieritë që kanë performancë më të mirë të paguhen më shumë

schedule19:15 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 19:15 - 17 Dhjetor, 2022

Kryeministri Edi Rama, njoftoi sot se qeveria ka në plan zbatimin e autonomisë spitalore në Shqipëri.

Në pritjen që zhvilloi sot për mjekët dhe infermierët, Edi Rama tha se ndër të tjera do të aplikohet sistemi, sipas të cilit, punonjësit e shëndetësisë që do të kenë performancë më të mirë do të paguhen më shumë.



“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim. Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës”, tha Rama./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!