Stramaccioni: Faulli nga Amrabat ndaj Gvardiol, pse nuk u dha penallti? E pakuptueshme

schedule18:33 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 18:33 - 17 Dhjetor, 2022

“Maroku u përpoq deri në fund me dy raste të En-Nesyrit, nuk u dorëzuan kurrë.”

KështuAndrea Starmaçioni, zëri i dyti i “Rai”, në fund të ndeshes Kroaci-Marok, e cila përfundoi me rezultatin 2-1, ku ballkanasit morën medaljen e bronztë në Botërorin 2022, ka folur për sfidën.

“Goli i dytë i Kroacisë ishte vërtetë i bukur, për Orisic fillimisht objektivi ka qenë të luante si titullar, por ka qenë gjithmonë protagonist në çdo ndeshje. Goli i tij ishte qershia për këtë Botëror të shkëlqyer.

E pakuptueshme pse nuk u dha penallti faulli nga Amrabat ndaj Gvardiol, ai e goditi në kyçin e këmbës dhe kjo ishte e pashpjegueshme se përse gjyqtari nuk akordoi penallti, as VAR nuk ndërhyri”, është shprehur ish-trajneri i Interit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!