Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Stuhi dhe breshër në Librazhd e Përrenjas, dëmtohen të mbjellat e banorëve

schedule17:25 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 17:25 - 17 Dhjetor, 2022

Pas dy ditëve me temperatura mbi mesataren e muajit dhjetor dhe kohë me diell, reshjet kanë rinisur sërish duke shkaktuar probleme në vend.

Përveç reshjeve të shiut në disa zona të Shqipërisë raportohet për breshër.



Në Përrenjas breshëri ka dëmtuar të mbjellat e vjeshtës, frutat dhe perimet.

Pasditja ka qenë me breshër të fuqishëm. Dëme janë shënuar edhe në Rrajcë Fushë, Rrajcë Sutaj dhe në Rrajcë Skënderbej.

Gjithashtu breshëri ka nisur këtë pasdite edhe në zonën e Librazhdit, duke dëmtuar të mbjellat e banorëve atje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!