Policia e Kosovës ka bërë të ditur ditën e sotme, se mbrëmjen e djeshme është vendosur një barrikadë e re në veri.
Sipas tyre, barrikada e re është vendosuir në lagjen Barxhaned që të dërgon për në Zveçan.
Në një prononcim për Radio Evropa e Lirë, disa orë më parë, zyrtarët policorë për rajonin e veriut, kanë thënë se situata në paraditen e 17 dhjetorit është e qetë.
Ndërkohë që pak më parë, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla tha se çdo çast i kaluar nën bllokimin e barrikadave është i tepërt./abcnews.al