Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kim u kujton grave thënien e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqinë, vendi i një gruaje është aty ku ajo dëshiron të jetë

schedule10:27 - 17 Dhjetor, 2022

schedule 10:27 - 17 Dhjetor, 2022

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim mori pjesë këtë javë në hapjen e projektit “Fuqizimi Ekonomik i Grave”, i cili synon të ndihmojë në rritjen e të ardhurave të grave, të heqë barrierat ekonomike dhe të ofrojë mundësi këshillimi, trajnimi dhe financimi për gratë sipërmarrëse në rrethin e Tiranës.

Në fjalën e saj, ambasadorja Kim vuri në dukje një thënie të famshme të Skënderbeut se bashkimi bën fuqinë dhe ajo nxiti gratë të jenë të bashkuara në përpjekjet e tyre për të krijuar mundësi më të mëdha ekonomike.

Ajo gjithashtu nxiti pjesëmarrëset që të shmangin përçarjet dhe të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë, duke shtuar se “vendi i një gruaje është aty ku ajo dëshiron të jetë”. Nisma do të zbatohet nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!