Për herë të fundit për këtë Botëror, tekniku i Marokut, Walid Regragui dha një konferencë për shtyp, në prag të “finales” për vendin e 3-të, midis Kroacisë dhe Marokut.
Regragui u shfaq optimist për ndeshjen e nesërme, edhe pse dëshira e tij ishte finalja e madhe e 18 dhjetorit.
“Nuk është finalja që donim, por është një moment i madh për ne. Lodhja është një faktor i rëndësishëm. Është një sfidë që duam ta kapërcejmë dhe të jemi të tretët. Qëllimi është të përfundojmë sa më mirë. Do të provojmë gjithçka. Mesazhi është se na ka mbetur edhe një ndeshje, e kanë kuptuar mirë që të jesh i treti nuk është njësoj si të jesh i katërti. Disfata është tretur mirë mendoj. Nuk duhet të motivohemi në mënyrë të veçantë, ne luajmë për vendin tonë. Dhe tani e tutje skuadrat afrikane do të duhet të shikojë se sa larg ka arritur Maroku në Kupën e Botës.. Nuk është finalja që donim të luanim, por qëllimi është gjithmonë për të përfunduar sa më lart të jetë e mundur.”,- është shprehur tekniku Regragui. /i.m /abcnews.al