Finalja e Kupës së Botës Katar 2022 po afrohet dhe, ashtu si Argjentina, Franca është e sigurt se do të jetë kampione dhe do të qendisë yllin e dytë në vetëm katër vjet e gjysmë.
E vetmja frikë e madhe e “gjelave” është Lionel Messi, i cili mori edhe vlerësime nga Ousmane Dembele gjatë konferencë për shtyp.
“Messi meriton një Botëror. Ata janë duke luajtur një kampionat shumë të mië dhe është trofeu që u mungon, por edhe Franca e meriton atë.
Kam ndarë katër vite të bukura me të. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë kam thënë se ishte ai që më bëri ta dua Barcelonën së bashku me Iniestën. Jam shumë i lumtur që e kam pasur si shok skuadre. Ai është shumë i thjeshtë, I qetë dhe një futbollist i vështirë për t’u ndalur.
Kur mbërrita isha shumë i vogël, më pëlqente gjithmonë të dribloja dhe ai më tha të mos e bëja gjithmonë.
Ne do bëjmë gjithçka që ai të prekë sa më pak topa dhe të mos jetë vendimtar. Loja e mirë e Messit gjithashtu ka të bëjë shumë edhe me atë që bën Julian Alvarez, sepse vendosja dhe loja e tij i japin hapësira”, është shprehur sulmuesi francez, Dembele./ h.ll/abcnews.al