Prej kohësh, skuadra e Romës është në kërkim të një mbrojtësi me përvojë, që mund t’i japë siguri Mourinhos në prapavijë.
Nga kryeqyteti mësohet se “verdhekuqtë” janë të interesuar për mbrojtësin serb, të Torinos, 26-vjeçarin, Sasa Lukiç.
Siç raporton dhe “Tuttosport”, klubi i Romës ka propozuar një shkëmbim lojtarësh, me Marash Kumbullën që shkon në Torino dhe Lukiç që vjen në kryeqytet. Mirëpo, torinezët deri më tani kërkojnë nga Roma një huazim me të drejtë blerjeje, që kap vlerën e 15 milionëve euro. /i.m /abcnews.al