Teatri i Operas dhe Baletit tashmë posedon një piano profesionale koncertale “Steinway”. Shifra prej 240 mijë eurosh sponsorizuar Ministrisë së Kulturës nga Laxim Reale Estate & Ivestments, përfshin pianon e re, restaurimin e dy pianove ekzistuese si edhe operën lëvizëse.
Inaugurimi instrumentit u bë nga ikona e pianizmit shqiptar Margarita Kristidhi, e cila pas 20 vitesh vë gishtat mbi tastierë, pa partiturë, duke dhuruar për të pranishmit magjinë e Shopenit. Kristidhi thotë se emocionet janë të shumëfishta, pasi kjo skenë i sjell ndërmend shumë kujtime.
Si kalim stafetash ndër breza në piano interpretoi edhe nxënësia e talentuar e shkollës “Servete Maçi“, Kristel Xhafka. Krahas pianos së re, do të kryhet edhe restaurim i dy pianove të vjetra: Grand Piano Steinway & Sons, prodhim i 1989 dhe Grand Piano Yamaha, prodhim i 1988 në Japoni. /abcnews.al


