Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas dënimit të ish-komandantit Salih Cali me 26 vjet burg nga Gjykata e Hagës.
Haradinaj, i cili ka qenë komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka thënë se ai beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
Lexo edhe: Dënohet me 26 vjet burg ish–pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa
Po ashtu, Haradinaj tha se në shkallën tjetër të drejtësisë shpreson që drejtësia për Salih Mustafën të marrë epilog tjetër për lirinë e tij siç ka ndodhur me shumë raste të tjera.
“Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër! Dënimi sotëm i Salih Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./ kosova press/