Zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK është komentuar nga juristi i njohur Jordan Daci në studion e ABC Live si një zgjedhje e vështirë, pasi të tre kandidatët janë një grupim ku mbizotëron ‘e mira’.
Në një bashkëbisedim në studio me gazetaren Sibora Bitri, Daci vlerësoi që të tre kandidatët i plotësojnë kriteret ligjore dhe nëse do të ishte anëtar i KLP, padyshim do ta kishte të vështirë të bënte një zgjedhje ndërmjet 2 apo 3 kandidatëve në total.
‘Jetojmë në Shqipëri, përdoruesit e sistemit, gjyqtarët, prokurorët, avokatët e kanë të qartë CV-në e secilit prej tyre. Madje kam dhe një besim që në këtë grup e mira mbizotëron. Unë mendoj që anëtarët e KLP që kanë një detyrë për të dhënë dy leksione sot, një leksion i integritetit të tyre, i kemi përkrahur në misionin e tyre, mos të harrojnë se sot do të jenë ata përgjegjës jo vetëm për të ardhmen e institucionit, por edhe për të ardhmen e vendit tonë me aleatët strategjikë’, u shpreh juristi Jordan Daci.
Juristi Jordan Daci u shpreh që KLP duhet të vlerësojë jo vetëm qenien tyre profesionale, dhe strikte, por të shikojnë dhe anën humane të secilit prej tyre.
Sipas tij kandidati i parë ka një Xholi ka një përvojë, i papërfolur në asnjë dosje, dhe me një anë humane të dukshme, përpara se të respekton publiku, të respektojnë kolegët.
Ndërkohë që kandidati tjetër, Altin Dumani ka një përvojë të shkëlqyer integritet maksimal. Ndërsa kandidati i fundit, Kondili, i përket një familje me një traditë të gjatë juridike, që ka kontribuar shumë në sistemin e drejtësisë, pak më i ri se dy prokurorët e tjerë, ka krijuar një karrierë të qëndrueshme dhe të pakritikueshme./Abcnews.al