Pas rekordit “Guinness” kërkon të pamundurën, atleti i gjymtuar do të debutojë në MMA

schedule19:40 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 19:40 - 15 Dhjetor, 2022

Një atlet i lindur pa këmbë do të bëjë debutimin e tij në MMA.

Zion Clark ka lindur pa këmbë për shkak të sindromës së regresionit kaudal, një çrregullim i rrallë që dëmton zhvillimin e pjesës së poshtme të trupit.

Tashmë Clark po thyen shumë barriera dhe pret të debutojë në MMA këtë fundjavë, më datë 17 dhjetor kundër Eugene Murray për “Sfidën e Gladiatorit” në San Diego. Ai gjithashtu më parë ka thyer rekorde të ndryshme si kërcim përcim sipër kutisë me dy duar dhe më shumë pompa me stil diamanti për tre minuta, ku ka hyrë në rekordin “Guinness”. Ai gjithashtu ka regjistruar vrapimin më të shpejtë të 20 metrave me dy duar.

Në një intervistë për “TMZ” ai tha: “Unë luftoj kundër njerëzve të aftë. Unë jam një luftëtar. Unë nuk jam i jashtëzakonshëm sepse nuk kam këmbe dhe se jam atlet. Unë jam i jashtëzakonshëm sepse kam një dëshirë të madhe dhe jetoj pa justifikime”, është shprehur atleti 25-vjeçar./ h.ll/abcnews.al