Pas largimit nga Botërori, Tite u largua nga posti i trajnerit të kombëtares braziliane. Tashmë konfederata vendase e futbollit është në kërkim të një timonieri të ri për kombëtaren. Ata mund të afrojnë Carlo Ancelottin.
Sipas TNT Sports, Konfederata Braziliane e Futbollit është gati të presë deri në verë për Carlo Ancelottin. Mësohet se italiani do të përfundojë sezonin 2022/2023 në Real Madrid përpara se të marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Kujtojmë se në Botërorin 2022, skuadra braziliane doli në çerekfinale, duke humbur nga skuadra kroate me penallti. /G.D abcnews.al/