Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle, Archie dhe Lilybet patën një rol kryesor në episodet e para të dokumentarit “Harry dhe Meghan”, ndërsa episodet e fundit na treguan ekografinë e tyre.
Në episodin e katërt, Meghan tregoi një imazh nga momenti emocionues. Dukesha i thotë Harrit: “Një nga gjërat që na lidhi që herët është se ti gjithmonë ke dashur të bëhesh baba dhe unë gjithmonë kam dashur të bëhem nënë”.
“Ne filluam të shkruanim ditar në momentin kur morëm vesh se isha shtatzënë. ‘E dashur foshnjë, ne jemi shumë të emocionuar që të takojmë një ditë’. Dhe ne donim të bënim fotografi të vogla dhe do t’i fusnim në ditar”, ka treguar Meghan Markle në Netflix.
Meghan dhe Harry mirëpritën djalin e tyre më 6 maj 2019 dhe fëmija i tyre i dytë, Lilibet, lindi më 4 qershor 2021.
Princi Harry dhe Meghan Markle jetojnë në Montecito me dy fëmijët e tyre, duke qëndruar në një shtëpi të madhe me një pishinë dhe një dhomë lojrash. Shtëpia e tyre gjithashtu ka kopshte me shpendë, të cilat Archie thuhet se i do shumë./abcnews.al