Presidenti i Sudanit Jugor urinon në pantallona gjatë përurimit të rrugës, pamjet bëhen virale

schedule09:40 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 09:40 - 15 Dhjetor, 2022

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me Presidentin e Sudanit të Jugut gjatë përurimit të një rruge.

Ngjarja e pazakontë nuk i ka shpëtuar kamerave të televizioneve lokale që kishin shkuar për të ndjekur nga afër ngjarjen.

Presidenti Salva Kiir Mayardit gjatë këndimit të himnit kombëtar ka urinuar aksidentalisht në pantallona.

Në detyrë prej 9 korrikut 2011, Presidenti është bërë se fundmi një sensacion  viral në rrjetet sociale.

Tani 71 vjeç, Salva Kiir Mayardit ka të ngjarë të vuajë nga një infeksion i traktit urinar, i cili është i zakonshëm te meshkujt e moshës së tij.

Ndërkohë komentuesit në rrjete sociale janë ndarë në dy grupe.

Ka nga ata që mendojnë se kameramanët bënë gjënë e gabuar duke vënë në siklet Presidentin e tyre. Por të tjerë që besojnë se bënë gjënë e duhur duke treguar se ai nuk është i aftë fizikisht për të qenë President./Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!