Nga Hergi Llupi
Sot u përcaktua Franca si finaliste e Kupës së Botës Katar 2022, ku do të përballen me Argjentinën e Messit.
Finalja do të luhet ditën e dielë, më datë 18 dhjetor, ora 16:00. Finalja parashikohet të jetë e jashtëzakonshme, me shumë emocione dhe intensitet të lartë.
Argjentina duhet të bëjë kujdes, pasi në gjashtë finalet e fundit, Franca ka marrë pjesë katër herë, ku në dy prej tyre ka mundur të ngrejë në qiell trofeun më të rëndësishëm.
Në finalen e 1998, Franca mposhti Brazilin me rezultatin 3-0, ku shënues ishte Zidane me dy gola dhe Petit në fundin e lojës.
Në finalen e vitit 2006, Franca ishte përballë Italisë, ku 120 minutat përfunduan me rezultatin 1-1 me golat e Materazzit dhe Zidane, por me penallti ishin italianët të cilët fituan me rezultatin 5-3.
Kupa e Botës e vitit 2018 kishte në finale Francën përballë Kroacisë, ku “gjelat” fitojnë me rezultatin 4-2. Për Francën golat u shënuan nga autogoli i Mandzukic, Griezmann me penallti, Pogba dhe Mbappe. Kroatët shënuan me Perisic dhe Mandzukic.
4 – France have reached the World Cup final four times in the last seven editions of the tournament (1998, 2006, 2018 and 2022), at least twice more than any other nation over the period. Arrogance. pic.twitter.com/sF6v4GhUpg
— OptaJean (@OptaJean) December 14, 2022
Tashmë, finalja e Kupës së Botës Katar 2022 do të gjejë Francën përballë Argjentinës. Messi apo Mbappe? Kjo është pyetja ku në të cilën e gjithë bota dëshiron t’i japë përgjigje më datë 18 dhjetor.
Franca ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë turne, ku ka luajtur pa tre lojtarët e saj më të rëndësishëm, Benzema, Pogba dhe Kante.
Por, Messi shpreson që të fitojë këtë trofe, atë që nuk e ka fituar asnjëherë, Kupën e Botës. Theksohet se kjo Kupë Bote është e fundit për “pleshtin”, ku shansi i vjen edhe njëherë, pasi në 2014 u mposht në finale nga Gjermania, me golin e “frymës së fundit” nga Mario Gotze./ h.ll/abcnews.al