E bukur, por pak e çuditshme.
Sulmuesi i Tottenhamit dhe Brazilit, Richarlison ka postuar në rrjetet sociale një foto të një tatuazhi në shpinë.
Në foto shihet imazhi i Richarlison krahas imazheve të sulmuesit brazilian Neymar dhe ish-lojtarit brazilian Ronaldo. Në pjesën e poshtme shihet një djalë i veshur me një bluzë me emrin Richarlison dhe numrin nëntë.

Në këndin e sipërm të djathtë mund të shihni një pjesë të flamurit brazilian dhe në këndin e sipërm majtas, një mesazh nga ish-futbollisti Pele. “Ti e bëre Brazilin të buzëqeshë”. /G.D abcnews.al/


