Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Lezhë-Shëngjin.
Një automjet i cili lëvizte me shpejtësi ka humbu kontrollin, e për pasojë ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë dhe 3 automjete të tjera, të cilat ishin të parkuara pranë një lokali, buzë rrugës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Abc mjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa njëri prej tyre ka përfunduar në lokalin pranë rrugës, duke thyer xhamin.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i biçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit../abcnews.al/


