Jose Mourinho pritet të bëhet trajneri i ri i kombëtares portugeze. Lajmi bëhet i ditur nga La Gazzetta dello Sport.
Federata e Futbollit të vendit është e interesuar të ftojë “Special One” në vendin që aktualisht zë Fernando Santos.
Federata i ofron Mourinhos të kombinojë punën në kombëtare dhe Romën, të cilën Special One e drejton që nga korriku i vitit të kaluar. Jose i pëlqen kjo ide, ai është gati të diskutojë detajet e një bashkëpunimi të mundshëm. /G.D abcnews.al/