Dërgesat e armëve në Ukrainë do të përfundojnë sapo të fillojnë bisedimet e paqes për t’i dhënë fund pushtimit rus, njoftoi sot ministri i italian i Mbriojtjes gjatë fjalës së tij sot në parlamentin e vendit.
“Unë jam i vetëdijshëm se ndihma ushtarake do të duhet të përfundojë herët a vonë dhe do të përfundojë kur të zhvillohen bisedimet e paqes, që në të gjithë shpresojmë të kryhen sa më shpejtë”, është shprehur ministri italian, shkruan the Guardian.
Në fillim të dhjetorit, kabineti italian miratoi një dekret që lejon vendin të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë për të gjithë vitin e ardhshëm, pa kërkuar miratim zyrtar nga parlamenti për çdo dërgesë të re./abcnews.al/


