Akreditohen 261 spitale dhe qendra shëndetësore

schedule16:18 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 16:18 - 12 Dhjetor, 2022

Akreditohen  261 spitale dhe qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

Standardet e cilësisë i kanë plotësuar  katër spitalet Universitare në Tiranë,  11 rajonale,  19 bashkiake, 225 qendra shëndetësore dhe 2 klinika jopublike.

Qytetarët sipas drejtuesit të Agjencisë së Akreditimit Denis Gjika tashmë do të kenë një tablo të qartë rreth strukturës  shëndetësore ku do të drejtohen për të marrë shërbim.

Përmbushja e standardeve të cilësisë është kusht për të arritur autonominë financiare.

Kontratat me strukturat shëndetësore vitin e ardhshëm sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  do të nënshkruhen duke u bazuar në  produktivitetin e tyre.

“Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor është duke përgatitur kontratat e reja të financimit të spitaleve bazuar mbi produktivitetin, bazuar mbi performancën dhe mbi indikatorët tregues për çdo spital. Ligji i ri i Kujdesit Spitalor nëpërmjet modelit të Autonomisë Spitalore do të bëjë të mundur që të hapë një tjetër rrugë drejt pagesave dyfishe, drejt pagesës për performancë, drejt efiçiencës dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve, drejt modelit të ri të autonomisë spitalore, i cili fillon me Spitalin Memorial në Fier, duke e aplikuar nga fillimi i vitit tjetër.”

Kërkesën për të vërtetuar  cilësinë  e shërbimit që ofrojnë  Agjencia e Akreditimit  ja ka dërguar rreth 1 mijë strukturave shëndetësore  publike dhe private në vend./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!