Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lobimi i Katarit”, Athina konfiskon pasuritë e zv.presidentes së Parlamentit Europian

schedule15:33 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 15:33 - 12 Dhjetor, 2022

 Autoritetet Kundër Pastrimit të Parave në Greqi kanë konfiskuar të gjitha asetet e zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian, Eva Keali, anëtarëve të familjes  dhe bashkëshortit të saj, pas skandalit për korrupsion. Athina zyrtare ka sqaruar se eurodeputetja greke ka pasur edhe një kompani “pronash’.

Autoritetet kanë sekuestruar edhe shuma  të mëdha Cash shtëpia e nënkryetares së parlamentit europian dhe nga çantat që mbante babai i saj kur u ndalua nga oficerët e policisë.



Edhe pse shuma nuk është bërë ende e ditur, mediat belge raportojnë për një shumë prej 750 mijë euro, të ndarë në kartëmonedha 20 dhe 50 euro. Konkretisht 600  mijë euro ishin gjetur në çantën e Alexandros Kailis, babait, ndërsa  pjesa tjetër në banesën e saj.

Eva Keli aktualisht po qëndron  në burgun e grave të Saint-Gilles në belgjikë. Ajo po përballet me akuza të rënda për korrupsion , pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Eurodeputetja greke do të qëndrojë deri në pesë ditë në burg dhe më pas do të dalë sërish para autoriteteve, të cilat do të vendosin përfundimisht nëse kaili do të qëndrojë në paraburgim apo jo.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka shprehur shqetësimin e tij për zhvillimet në lidhje me skandalin që ka prekur Parlamentin Europian. I pyetur se çfarë ka për të thënë për marrëdhëniet me Katarin, por edhe për implikimet, zyrtari i lartë i brukselit deklaroi:

 “Një proces është duke u zhvilluar. Sigurisht që lajmet janë shumë shqetësuese. Jemi përballë disa ngjarjeve, të cilat më shqetësojnë mua si ish-president i Parlamentit Europian”

Të premten mbrëma u arrestuan katër eurodputetë, përfshirë edhe nënkryetaren greke të Parlamentit Evropian, Eva keli. Ata akuzohen se kanë marrë ryshfet nga një vend i Gjirit Persik. Referuar mediave, zyrtarët e Katarit me anë të përdorimit të parave dhe dhuratave kanë ndikuar në vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Evropian.

Tre të arrestuarit e tjerë për korrupsion janë Luca Visentini, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi bashkëshorti italian i eurodeputetes Kaili. Përveç katër arrestimeve të europarlamentarëve në Bruksel, në Itali është arrestuar dhe gruaja dhe vajza e ish- europarlamentarit italian Antonio Panzeri./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!