Të paktën dy persona janë vrarë dhe pesë janë plagosur në Kherson, pas bombardimeve masive të forcave ruse, sipas një njoftimi të guvernatorit rajonal, shkruajnë mediat e huaja.
Trupat ukrainase çliruan qytetin jugor të Ukrainës nga forcat ruse më 11 nëntor, por sipas zyrtarëve forcat ruse vazhdojnë sulmet nga ana e tjetër e lumit Dnipro.
Guvernatori Yaroslav Yanushevych tha se sulmet kishin ndodhur në një lagje të vetme, por po vazhdojnë kërkimet nëse ka viktima në zona të tjera.
/abcnews.al